20 vite nga krijimi, “Tifozat Kuqezi” koreografi dhe festë madhështore në plan

20/11/2023 15:43

20 vite në stadiume, 20 vite duke frymuar bashkim.

Sonte në “Air Albania” nuk feston vetëm Kombëtarja kualifikimin në “Euro 2024”.

Tifozët Kuqezi, ata që nuk e braktisën Shqipërinë as në të ftohtin e Kishinjevit, as në Rejkjavik, as në Ishujt Faroe, apo në transferta të nxehta si ato në Zenicë e Strumicë, festojnë 20-vjetorin e krijimit.

Një ngjarje për TKZ, në një ndeshje festive si ajo kundër Ishujve Faroe sonte në mbrëmje. Mbështetësit pa kushte të Kombëtares i kanë dedikuar një koreografi përvjetorit të tyre dhe pritet ta shpalosin në stadium.

Veç koreografisë në fundvit ata pritet të bëjnë edhe një festë madhështore në kryeqytet. Detajet mbeten për t’u zbuluar, por e sigurt është që do të jetë një mbrëmje për të mos u harruar.

TKZ nuk janë thjesht një grupim tifozerik. Që në ditët e para të krijimit, në dhjetor të vitit 2003, ata frymuan për bashkim kombëtar, morën pjesë në aksione të ndryshme, u kthyen në vullnetarë e bamirës, në të mirë të Kombit, të shqiptarëve kudo janë në trojet tona. Një shembull për t’u ndjekur dhe mbështetur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA