Barcelona merr frymë lirisht, Raphinha do të luajë kundër Getafes
Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë të shtunë ndeshjen e tretë të grupit në UEFA Nations League ndaj Finlandës, në “Helsinki Olympic Stadium”, në orën 15:00.
Federata Shqiptare e Futbollit informon të gjithë tifozët shqiptarë që kanë udhëtuar drejt Finlandës dhe që do të mbështesin Kombëtaren në stadium, se pika e grumbullimit për tifozët do të jetë në “Old Irish Pub” në Helsinki. Ndërkohë, po të shtunën, në 3 tetor, në orën 12:00, tifozët e Kombëtares do të nisen së bashku nga “Old Irish Pub” drejt “Helsinki Olympic Stadium”, ku në Shqipëria do të përballet me Finlandën.
Federata e Futbollit fton të gjithë tifozët shqiptarë që ndodhen në Helsinki të bashkohen me grupin në pikën e grumbullimit dhe të mbështesin ekipin kuqezi gjatë gjithë ndeshjes, në mënyrë korrekte dhe duke respektuar rregullat e stadiumit.
Ndërkaq, ata që nuk kanë mundur të sigurojnë biletë për këtë përballje të rëndësishme të kuqezinjve, do të kenë mundësi ta ndjekin atë në platformën Digitalb.
Top Channel