Një emigrant shqiptar 37-vjeçar që kishte tentuar ditë më parë të kryente vetëvrasje ka humbur betejën për jetën në një spital të Londrës, Alfred Dosku, ndodhje në një qendër emigrantësh në afërsi të aeroportit të dytë më të madhe të Londës, Gatwick, dhe ishte në prag të deportimit në Shqipëri kur kreu vetëvrasjen në qeli dhe më pas u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë.

Autoritetet britanike kanë filluar tre hetime në lidhje me këtë vdekje. Vdekja e 37-vjeçarit Alfred Dosku azilkërkuesit shqiptarë që pritej ta riatdhesonin në Shqipëri, në bazë të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Britanisë të 13 dhjetorit të vitit të kaluar, ka bërë që të iniciohen tre hetime njofton Home Office, Ministria e Brendshme dhe Emigracionit.

Emigranti shqiptar ndërroj jetën në një spital në jug-perëndim të Londrës, ku një javë më parë tentoi të vriste veten në Brook House, një qendër emigrantësh në afërsi të aeroportit të Gatwickut, të dytit më të madh në Londër.

Policia, Mjekësia ligjore dhe Ombudsamni i Shërbimit të Riedukimit, kanë filluar paralelisht hetimet për këtë vdekje. Një protestë u zhvillua pas kësaj tentative vetëvrasëse në qendrën e emigracionit Brook House nga të ndaluar të tjerë shqiptarë dhe një tentativë të dytë për vetëvrasje nga një tjetër shqiptar.

Shqiptari i dytë madje u deportua në Shqipëri menjëherë pas tentativës së vetëvrasjes por menjëherë u riatdhesua në Britani pas ndërhyrjes së avokatëve për revokimin e urdhrit të deportimit.

Home Office i referohet marrëveshjes Rama-Sunak të 13 dhjetorit të 2022, si një marrëveshje historike për deportimin e shqiptarëve nga Britania, por juristët dhe avokatët e të Drejtave të Njeriut kanë paralajmëruar për rrezikun e deportimit me forcë të azilkërkuesve shqiptare. Esme Madill e kompanisë ligjore Islington Law  Center në Londer i tha Top Channel, se lajmi ka gjeneruar frikë në radhët e shqiptarëve që kërkojnë strehim në Britani.

“Kjo humbje jete ka një impak real në jetën e shumë të rinjve dhe viktimave vulnerable të trafikimit të cilët ndërkohë janë bërë kokë-turku në procesin e kërkimit të azilit në Britani. Ne jemi shumë të shqetësuar se përcaktimi i Shqipërisë si vend i sigurt ku mund të rikthehen azilkërkuesit. Ky lajm do rrisë dëshpërimin dhe do bëjë që humbje të këtilla të jetëve njerëzore me gjasa të bëhen akoma më të shpeshta në të ardhmen”, tha Esme Madill- avokate e emigracionit në Londër.

Një zëdhënës i Home Office i ka thënë “The Guardian” të Londrës se “i shprehim ngushëllimet familjes, të afërmve dhe miqve të viktimës, i cili ka vdekur. Çdo vdekje ne qendrat e mbajtjes së emigrantëve është një ngjaje tragjike”.

Ka pasur shume raste vdekjesh nga emigrantë ndër vite në qendrat e mbajtjes së emigrantëve në Britani. Ndërkohë këtë të diel është thirrur një protestë nga komuniteti shqiptar përpara qendrës së emigracionit në afërsi të aeroportit të Gatwick-ut, ku kreu vetëvrasjen shqiptari 37-vjeçar, i cili nuk pranonte të rikthehej në Shqipëri nga autoritetet britanike të emigracionit sipas marrëveshjes me qeverinë shqiptare.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA