Një tërmet i fortë ka goditur pasditen e sotme rajonin Mindanao në jug të Filipineve duke shkaktuar panik dhe dëme në shumë zona të rajonit.
Zyrtarët e zonës thanë se magnituda e tërmetit në ishujt e Paqësorit ishte 7.2 ndërsa pasojat e ngjarjes ende nuk janë bërë të qarta nga autoritetet. Ata shtonin se banorët duhet të përgatiten për pasdridhje të mundshme.
Disa mospërputhje kishte mbi madhësinë e dridhjeve teksa qendra gjermane e gjeo-shkencave tha se magnituda e tërmetit arrinte vetëm në 6.9
Mindanao është ishulli i dytë më i madh në Filipine me rreth 26 milionë banorë. Qyteti i Davao, i treti më i madh në vend, është në bregdetin e Mindanao.
Ende nuk ka raportime për viktima por qendrat sizmike vendase thanë se dridhjet zgjatën disa sekonda dhe paralajmëronin për të tjera më të vogla.
Zyrtarët e National Geographic thonë se në këtë zonë ka mbivendosje të ‘pllakave tektonike’ dhe kushte për aktivitet vullkanik. Ky tip kufijsh gjeneron një sërë tërmetesh në koren e tokës, sipas ekspertëve.
Top Channel