Arnita Beqiraj dhe partneri i saj për këtë javë, Dion Gjinika, kanë vijuar provat për “Dancing With The Stars”, ndërsa regjisorja nuk ka ngurruar ta pyesë Dionin për natën e kaluar të spektaklit.

Ajo kërkoi të dinte më shumë se si u ndje balerini nga komplimentet e Oltës. Balerini e falenderoi duke u shprehur se kjo është detyra e tij.

Arnita Beqiraj: Dëgjo, unë qenkam e pafytyrë! Ti qënke një monument kulture dhe unë nuk të kam ngritur akoma lavde. Kur të tha Olta këtë, si u ndjeve?

Dioni: E falënderoj, e ka thënë edhe Iliri më parë, por mendoj se është një epitet shumë i madh për mua.  Thjesht po bëj punën time, po bëj artin tim, ashtu si kam bërë gjithë këto vite. Ky jam unë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA