“Shqipëria” sipas Bernd Fischer/ Sonte në ciklin “Exclusive” në Top Channel

12/11/2023 13:21

Ndërtesa banimi të ngritura me shpejtësi, kafene dhe restorante plot, krejt të vizatuara me stilin e kohës, një detaj ky që nuk i shpëton syrit artist shqiptar.

I ka apo nuk i ka ato para. Është e vështirë të dallosh aty mbetje të qytetërimeve të ndryshme megjithatë diku- diku kanë mbetur ndoca të tilla që ndër shekuj provojnë ekzistencën e tyre dhe që lozën rol në krijimin e shtetit dhe të kombit modern shqiptar.

Në këto endje mendimi më çoi libri më i fundit i historianit dhe albanologut Bernd Fisher, mbi Shqipërinë dhe shqiptarët për të cilin u mblodhëm në një mbrëmje me pjesëmarrës personalitetesh vendas dhe të huaj. Gjithmonë i gatshëm t’i përgjigjej bisedës, profesor Fisher për asnjë çast nuk harroi të dëshmonte se e gjithë puna e tij si historian i dedikohej pikërisht dashurisë që ai kish për këtë Shqipërinë dhe popullin shqiptar, në veçanti.

Ndaj ne, me elegancën e një mikpritësi vendosëm ta respektojmë prof. Bernd Fischer si një prej fytyrave qendrore jo vetëm të shkencës së historisë, por edhe të dijes shqiptare në përgjithësi, të zhvilluar jashtë vendit.

SONTE NË EXCLUSIVE; ORA 20:15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA