Inter, Asllani, gati të largohet nga Torino dhe të fluturojë në Turqi Aktori Elvis Pupa erdhi këtë mbrëmje në “Dancing With The Stars” me një cha cha, nën këngën ritmike të Alban Skënderajt, “Viti 93’”.
Performanca e tij u prit mjaft mirë nga kryetari i jurisë Ilir Shaqiri i cili tha se u surprizua, megjithëse Elvisi duket se u zhgënjye pasi priste vlerësim maksimal. Anëtarët e tjerë të jurisë patën kritika.
Ilir Shaqiri: Më trondite sot. Unë pres javët në vazhdim të ma bësh një spërkatë si ajo e Jorës.
Olta Gixhari: Unë Visi, ngaqë e pash që nuk kërceve, u çova vet të kërceja. Meqe qenkemi sëmurë a do një kështu (i hedh farsoleta).
Visi: Kënga e mrekullueshme e Albanit për ta kërcyer
Lori Bala: 10-tën do ja jepja kësaj këngës, por 10 për cha chën jo Visi
Visi: Humba në bixhoz. Fizikisht nuk kam qenë mirë, por ishallah po shpërthej javës tjetër
Alban Skënderaj: Faleminderit për humorin që na ke dhuruar gjithë këto vite. Të kthehemi të emocionet që mora, e përjetoj ndryshe. Më dhe ndjesi pozitive. Pash sytë e tu dhe u kënaqa.
Valbona Selimllari: E nise me nerva të mëdha, pastaj ta solli humorin Jora. Ke shumë për të bërë, energjia më erdhi. Mua më erdhi kënga, pastaj të tjerat i di vetë. Më çove në 93’.
Çifti mori 31 pikë në total. Nëse doni t’i shtoni shanset, votoni VIP 12.
Top Channel