Është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare, kozmonauti Frank Borman, komandanti i misionit legjendar Apollo 8, i pari që fluturoi rreth Hënës.
“Frank Bormann ishte një hero i vërtetë amerikan. Përvoja dhe ekspertiza e tij e gjerë bëri që NASA ta zgjidhte atë për t’iu bashkuar grupit të saj të dytë të astronautëve”, tha kreu i agjencisë amerikane të hapësirës, Bill Nelson.
Ai fluturoi për herë të parë në hapësirë si komandant në bordin e anijes kozmike Gemini 7 në dhjetor 1965, së bashku me Lovell, i cili zgjati 14 ditë.
Misioni Apollo 8 u ngrit në dhjetor 1968, me Frank Borman dhe dy astronautë të tjerë, James Lovell dhe Ëilliam Anders. Ai bëri histori në botën e kozmonautikës duke e bërë herën e parë që një ekuipazh njerëzor u largua nga orbita e Tokës dhe hyri në orbitën e Hënës.
“Shërbimi i tij për NASA-n dhe kombin tonë do të frymëzojë pa mëdyshje brezin e Artemis për të arritur brigje të reja kozmike,” tha Bill Nelson.
NASA planifikon të kthehet në Hënë me programin Artemis, pasardhësin e Apollonit. Misioni Artemis 2 është planifikuar të ngrihet në fund të vitit 2024 dhe të rrotullohet rreth Hënës me një ekuipazh në bord.
Top Channel