Në 10 shator të 2020 ERE ka licensuar shoqërinë “SEKA HYDROPOWER”, në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC-et: “Sekë” dhe “Zais” për një afat 28 vjeçar.
Ajo që bie në sy është se në të shkuarën, aksioner i kompanisë me 40% të kuotave ka qenë edhe kompania “GENER 2”. Fjala është për të njëjtin subjekt që ka ndërtuar HEC-e mbi lumin Valbonë në Tropojë, duke dëmtuar një prej perlave të natyrës shqiptare.
SEKA HYDROPOWER shpk është një shoqëri koncesionare e krijuar nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive “GENER 2” shpk dhe HYDRO-PROJECT shpk për zbatimin e kontratës koncesionare të lidhur me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në vitin 2012.
Por vetëm një vit pas lidhjes së kësaj kontrate të majme, në 2013 me vendim të asamblesë së ortakëve të shoqërisë, aprovohet largimi i ortakut “GENER 2”, i cili do të transferojë 40% të kuotave të zotëruara prej tij në favor të ortakut tjetër “Hydro-Project”, kundrejt asnjë shpërblimi.
Kalim i dyshimtë ky ku “GENER 2” pranon që të kalojë 40% të kuotave pa asnjë shpërblim për një aset më vlerë miliona euro. Në këtë mënyrë “HYRDO-PROJECT” shpk bëhet ortake e vetme e shoqërisë me 100 % të kuotave.
Top Channel