Pa fitore në katër ndeshjet e fundit, emrat e afruar në merkato shqetësojnë Milanin

05/11/2023 16:08

Milan e nisi mirë sezonin dhe fitoret e para në kampionat duke realizuar gola, por edhe paraqitje pozitive bënë të gjithë ambientin kuqezi të ëndërronte një sezon të suksesshëm.

Disa prej lojtarëve që po paraqiteshin më mirë në fushë ishin pikërisht të sapoafruarit në merkaton e verës dhe kjo “ngrohte” shumë trajnerin Stefano Pioli. Por, periudha e fundit ka ulur shumë entuziazmin.

Mes kampionatit dhe Serie A, Milan nuk njeh fitore në katër ndeshjet e fundit dhe mbi të gjitha, lojtarët e afruar në merkato nuk po mundin të shtyjnë ekipin. Dëmtimet shqetësojnë Piolin, Loftus Cheek duket sikur kanë nisur t’i shfaqen problemet e vjetra dhe mungesa e tij ndihet shumë në mesfushën e Milan.

Musah nuk është keq, por ende i mungojnë disa cilësi për të marrë përsipër mesfushën e “Djallit”, mosha bën të vetën dhe amerikani është vetëm 20-vjeçar.

Reijnders është një nga ata që po “tremb” më shumë në këtë moment. Holandezi e nisi shkëlqyeshëm sezonin, por edhe ai si skuadra, në ndeshjet e fundit ka pësuar rënie dhe duket sikur nuk po e gjen më pozicionin e tij në fushë. 14 ndeshje dhe vetëm një asist duke sikur është shumë pak për të justifikuar paraqitjet e 25-vjeçarit.

I radhës Chukwueze. Edhe ky aktualisht i dëmtuar, pritet të kthehet shpejt ndoshta nga ndeshja me PSG në Champions. Nigeriani nuk është se ka bindur edhe kur i është dhënë mundësia; nëntë ndeshje, asnjë gol dhe asnjë asist në llogarinë e tij.

Okafor, dy golat kundër Cagliarit dhe Lazios lanë një shije të mirë. Megjithatë, janë shumë pak, me zvicerianin që është provuar në rolin e Giroud, por edhe të Leoas. Rezultati ka qenë gjithnjë i njëjtë, Okafor nuk mundur të bëjë diferencën në repartin ofensiv. Ndaj, Udinese e pati mundësinë për të shënuar, por u vonua shumë dhe nuk arriti as të provonte goditjen në kuadrat.

Jovic nuk ka nevojë për shumë koment. Serbi duket si një mish i huaj për Milanin, ndoshta gafa më e madhe në merkato. Lëviz pak, nuk mbron siç duhet topin dhe nuk krijon thuajse kurrë rrezikshmëri.

I vetmi që mund të shpëtojë në këtë pikë është Christian Pulisic. Sulmuesi arrin të bëjë diferencën në krahun e tij duke dribluar, ndërsa nuk mungojnë golat dhe asistet. Për momentin i duhet të gjejë pak vazhdimësi./ supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA