Gazeta e Berlinit, Tagesspiegel dhe disa media të tjera gjermane, përfshirë Süddeutsche Zeitung dhe Bild, thonë se ende ka një numër të madh qytetarësh nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia që kërkojnë azil në mënyrë të përsëritur, edhe nëse është pothuajse e pamundur që këto kërkesa të zgjidhen pozitivisht.
“Nga disa mbiemra, punëtorët në qendrën e pritjes së refugjatëve në Berlin tashmë e dinë se çfarë vjen më pas: zero mundësi për t’u dhënë azil. Por këto kërkesa shoqërohen me disa muaj ndihmë sociale të ndjekura dhe në fund kërkesa refuzohet. Vitin tjetër, e njëjta histori përsëritet”, shkruan Tagesspiegel, duke cituar burime në disa lande gjermane.
“Kryesisht në pranverë, emigrantët kthehen në vendet e tyre të origjinës, kalojnë verën atje dhe kthehen në vjeshtë për të aplikuar sërish për azil”, shkruan e përditshmja gjermane. Kjo është e mundur për shkak të ligjit gjerman të azilit, i cili nuk e kufizon numrin e kërkesave për azil për të njëjtin person. Sepse, siç argumentohet, që nga kërkesa e fundit e bërë dhe refuzuar, situata mund të ketë ndryshuar për aplikantin dhe është e nevojshme t’i jepet një mundësi e re dhe të rishqyrtojë kërkesën.
“Kemi raste që i njëjti person bën kërkesë shtatë apo tetë herë” , thotë një punonjëse e qendrës së pritjes. Zyra Federale për Emigracionin dhe Refugjatët (BAMF) ka regjistruar 13.000 aplikime të përsëritura vetëm këtë vit. Shumica më e madhe e aplikantëve vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe pse ato janë janë shpallur si vende të sigurta të origjinës çka e bën praktikisht të pamundur që një person nga këto vende të marrë përgjigje pozitive të kërkesave për azil.
Top Channel