“Erdha për të fituar Premier League-n”/ Emiliano Martinez flet pas debutimit me Chelsea-n: Fola me dy legjenda të klubit para se të merrja vendimin 30/08 20:18
Ivan Toney është qendërsulmuesi i pëlqyer nga Chelsea dhe Arsenali në përpjekje për të forcuar sulmet e tyre në merkaton e janarit.
Sipas raportimeve të medieve britanike, dy klubet e Premier League, duan që ta kenë në skuadrat e tyre respektive 27-vjeçarin që është pjesë e Brentford, për sezonin e ardhshëm.
Toney, aktualisht është i skualifikuar për vendosje bastesh në futboll, por ai do të mund të rikthehet në fushë nga 16 janari 2024.
Klubi i Brentford e vlerëson sulmuesin në rreth 100 milionë paund dhe nuk ka ndërmend ta lejojë të largohet për një shifër më të ulët.
Top Channel