Të shtëna me armë zjarri në Tiranë.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se një person ka mbetur i plagosur gjatë një përplasje me armë në afërsi të kryqëzimit të Bathores.
I plagosuri është Agim Hida. Në rrethana ende të paqarta, dy persona të paidentifikuar të cilët lëviznin me një motomjet, kanë qëlluar në drejtim të 46-vjeçarit. Hida është transportuar menjëherë te Trauma për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Si pasojë e të shtënave ai është plagosur në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel