Sot në Për’puthen ndodhi takimi më i ëmbël deri më tani.
Saidja dhe Serxho janë çifti i parë që ‘rrëmbyen’ jo vetëm zemrat e njeri-tjetrit, por edhe të publikut.
Tejet të afërt me njëri tjetrin, prekjet dhe ledhatimet që nisën në takim, dy konkurrentët i sollën në studio ndërsa i shkuan shumë pranë një puthje.
Megi: Serxho nuk të ka larguar…
Saide: Unë nuk e kam problem, edhe tani e bëj.
Aulona: Është hera e dytë që e thotë, dhe po ta thotë hapur që ‘unë dua të të puth tani’.
Serxho: Faleminderit, unë e bëj kur dua vetë.
Saide: Ti nuk e ndjen?
Serxho: Është pjesë tjetër e të ndjerës, është pjesë tjetër se si ti po ma kërkon dhe se si unë e jap puthjen. Unë nuk e jap puthjen kur ma kërkojnë.
Saide: Ti nuk e ndjen? E ndjen ta bësh?
Serxho: Po e ndjej, por unë nuk e jap duke ma kërkuar. Lëre pra të rrjedh vetë.
Megi: Po mirë dëgjoni, dëgjoni para gjithçkaje. Pak muzikë, pa presion…
Serxho: Puth por në faqe, në faqe jo në buzë.
Saide: Pse në faqe?
Serxho: Po sepse dua që të vij natyrshëm ky momenti. A të puth pak unë…
Megi: Ishin kaq afërrr.
Serxho: Do ta afroj vetë, kështu nuk kam… Nuk më pëlqen.
Megi: Jo, dakord. Pa presion. Ama një gjë është e vërtetë mendoj unë. Ka shumë më tepër tension seksual puthja në qafë sesa në buzë. Në buzë do ta kishit mbyllur njëherë e mirë.
Neda: Kjo që shkëmbyet ju me njeri- tjetrin është shumë më tepër sesa një e puthur.
Serxho: Unë dua të ketë domethënie, më shumë sesa diçka që mbaron për dy sekonda.
Neda: Megi, Serxho është realisht i pari djalë që arriti të bënte për vete një vajzë këtë edicion të Për’puthen kështu që për këtë meriton një duartrokitje.
Top Channel