Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën “Tiranë-Durrës” që në orët e para të mëngjesit.

33-vjeçari E. D., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Fatkeqësisht nga aksidenti ai nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve.

Në vendin e aksidentit është kërkuar edhe ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për të nxjerrë trupin e të riut nga mjeti, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA