Rikthimi i Rice në “London Stadium”, Arteta: Moment magjik, kupton realisht se…

01/11/2023 14:14

Titulli kampion është objektivi i madh i Arsenalit.

Skuadra e Mikel Artetës ndodhet në rrugën e duhur për të rikthyer trofeun e madh që mungon prej vitit 2004. Edhe pse rrugëtimi është i gjatë dhe rivaliteti për fitimin e Premier League është shumë i madh.

Gunners luajnë sonte në fushën e West Ham, takim i vlefshëm për raundin e 1/8-vë në EFL Cup.

Arteta u ndal tek rikthimi i Declan Rice në “London Stadium”, aty ku mesfushori kaloi gjashtë sezone me West Hamin përpara se të transferohej gjatë verës tek Arsenali. Për shumën 116 mln euro.

Do të jetë hera e parë që ai kthehet në klubin e tij të vjetër dhe mendoj se do të jetë një moment i mrekullueshëm për të. Unë vetë kam pasur shansin të kthehem si kundërshtar kundër ish-klubeve të mia disa herë. Dhe në atë moment ju me të vërtetë e shihni se çfarë mendojnë për ju dhe çfarë i keni lënë klubit të mëparshëm. Rice flet shpesh për West Hamin dhe atë që klubi ka bërë për të dhe gjithë futbollistët. Shpresoj që ta mirëpresin dhe të sillen në të njëjtën mënyrë me Declan, i cili gjithmonë flet fjalë të bukur për ish-klubin e tij. 

EFL Cup? Është një kompeticion në të cilin ne kemi shansin të shkojmë përpara dhe të fitojmë një trofe, mendjet tona duhet të përqendrohen te West Ham. Unë e përjetoj njësoj siç përjetoj ndeshjet e kampionatit”, theksoi trajneri spanjoll. /Supersport

Top Channel