Formacioni i muajit Serie A! Gjimshiti pjesë e 11-shes të tetorit në kampionatin italian

01/11/2023 15:15

Berat Gjimshiti është padyshim një nga shtyllat kryesore të Kombëtares shqiptare.

Mbrojtësi nga lugina e Preshevës është një krenari për të gjithë sportdashësit shqiptar, teksa është nga më të mirët në rolin e tij në Serinë A. Muaji tetor është mbyllur me statistika për t’u duartrokitur për Berat Gjimshitin.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare është përzgjedhur si një nga futbollistët më të mirë të muajit tetor në Serinë A.

“Who Scored” e ka vlerësuar me notën 7.6 ecurinë e tij përgjatë këtij muaji. Me këtë vlerësim, Gjimshiti radhitet përkrahë Kostiçit, Açerbit Çiurias.

Top Channel