09/10 23:38
Si yll i PSG-së, Kylian Mbappé nuk duhej të udhëtonte larg për të shkuar në ceremoninë gala të “Topit të Artë” në Paris.
Megjithatë, për sulmuesin parizien, pa dyshim që ishte një mbrëmje e komplikuar.
Duke parë Messin, Haaland, Bellingham apo Vinicius, duke marrë trofe para tij, duke mbetur një spektator i thjeshtë, pa dyshim nuk ishte një moment i kënaqshëm.
Për më tepër, shtypi spanjoll po shijon disa foto, ku Kylian Mbappé nuk duket i qetë, megjithatë publikisht ai në një “story” të Instagram-it të tij ka uruar publikisht Messin, duke shkruar: “Urime për trofeun Leo Messi, ti e meriton…”
Top Channel