Lautaro: Real Madrid? Jo, po mendoj vetëm për Interin, dua ta çoj klubin sa më lart

31/10/2023 09:55

Gjatë parakalimit në tapetin e kuq të “Topit të Artë”, Lautaro Martinez është pyetur për të ardhmen e tij dhe interesimin e Real Madrid në verën e kaluar për të.

Sulmuesi i Inter theksoi se është i fokusuar vetëm te skuadra “zikaltër”.

“Ne po flasim për një ekip shumë të rëndësishëm, por mendimet dhe koka ime janë gjithmonë të përqendruara te Interi. Jam shumë i lumtur atje, kam një kontratë dhe familja ime po ecën mirë në Milano. Kjo mbrëmje është e veçantë për mua, falënderoj Interin dhe Kombëtarja e Argjentinës”, deklaroi Lautaro.

Më tej duke folur për qëllimet e 2024-ës, sulmuesi argjentinas theksoi se do që ta çojë Interin sa më lartë.

“Çfarë shpresoj për vitin 2024? Për ta çuar Interin sa më lart dhe për të luajtur me Argjentinën në mënyrën më të mirë dhe fitimi i titujve, sepse ky është sporti”, tha Lautaro.

Top Channel