![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/Trendi-i-ri-me-botoks-po-përhapet-me-shpejtësi-në-rrjet-reagojnë-kirurgët-6-800x450.jpg)
17/06 11:17
Në Paris po zhvillohet Ceremonia e Topit të Artë teksa kanë nisur të ndahen çmimet. Nuk mund të mungonte një trofe për Erling Haaland.
Ylli i Manchester Cityt është vlerësuar me çmimin “Gerd Muller” që i akordohet lojtarit me më shumë gola përgjatë një sezoni.
Në sezonin e kaluar, norvegjezi ishte golashënuesi më i mirë në kampionatet kryesore të Europës duke realizuar 56 gola dhe duke udhëhequr Cityn në tripletën e famshme të titujve.
Rivali më i madh i Haaland ishte Mbappe, por francezi mbeti vetëm një gol më pas duke e mbyllur sezonin e kaluar me 55 realizime.
Top Channel