Foto Ilustruese

Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Qesarat të Sarandës, pasi dyshohet se u asfiksua nga tymi.

Banesa në të cilën ai jetonte i vetëm u përfshi nga zjarri rreth orës 15:30.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

 “Rreth orës 15:30, në fshatin Qesarat, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi M. F., 66 vjeç, i cili dyshohet se është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Top Channel