24/11 21:11
Rey Manaj vjen nga stoli për të shënuar një gol spektakolar në shtesë dhe për t’i dhënë fitoren Sivassporit, në transfertën ndaj Alanyasporit, skuadër ku luajnë dy mbrojtësit e Kosovës, Aliti dhe Hadërgjonaj.
Sulmuesi 26-vjeçar shqiptar e nisi takimin nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 79’, teksa në të 97-ën gjeti golin me një goditje spektakolare nga brenda zonës, duke i dhënë fitoren 1-2 Sivassporit.
Ky ishte goli i dytë në 8 ndeshje për Rey Manajn me fanellën e Sivasspor në Superligën turke, të cilën sulmuesi e ka zgjedhur për t’u rikthyer sërish mes protagonistëve të futbollit, pas problemeve me dëmtimet që pati në sezonin e kaluar.
Top Channel