Aventura e pakëndshme e ish futbollistit të Premier League, 50 qepje në këmbë…e kafshoi qeni 26/10 15:39
Klubi i Serisë D në Itali, Nocerina vendosi të shkarkojë trajnerin Giovanni Ferraro vetëm pas tre ditësh që e kishin emëruar në krye të skuadrës.
Mesa duket drejtuesit janë penduar shpejt dhe iu kanë mjaftuar vetëm dy stërvitje për të kuptuar më mirë Ferraron dhe në deklaratën e shkarkimit theksojnë se tekniku nuk kishte treguar profesionalitet.
“Na vjen keq për trajnerin i cili tregoi një mungesë të theksuar etike dhe zero profesionalitet. Prandaj na vjen keq, por kemi vendosur t’i drejtohemi një trajneri tjetër”, shkruhej në deklaratën e klubit të Nocerinës.
Top Channel