Regjisorja Arnita Beqiraj erdhi me një kërcim kontemporane nën tingujt e këngës “Lose Control” nga Teddz Swims, me një domethënie shumë të veçantë.

Arnita tregoi mes lotësh se e zgjodhi këngën pasi ka momente të tilla kur njeriu mendon se humbet kontrollin kur largohen persona aq të rëndësishëm, sa gjyshja e saj e ndjerë të cilës I dedikoi kërcimin.

Për performancën e saj në skenë, Arnita mori shumë vlerësime, por edhe kritika.

Olta Gixhari: Më pëlqeve pjesën e parë sepse ishte e pavarur nga partnerit, emocionet që mora te tango janë të jashtëzakonshme, por edhe kjo më pëlqeu shumë

Valbona Selimllari: Arnita ka treguar që është e aftë, nëse vazhdon kështu, do jetë konkurrente shumë e fortë. Gjyshet duhen shumë, i duan kaq shumë nipërit. Unë jam e lumtur që e ke jetuar deri vonë. Ky është përjetim I bukur, unë e mora emisionin sot.

Lori Bala: Unë shoh shumë punë dhe pak fjalë, çdo zhanër e bën me përkushtim. Do doja të rregulloje pak figurën në padjeshkë, por energjia ishte shumë e mirë

Ilir Shaqiri: Për mua interpretove shumë bukur. Ta quash koerografi është fjalë e madhe. Nuk e kuptoj pse kufizohesh dhe nuk guxon për atë që kërcimtari duhet të jetë. Jemi puntata e 4, nuk ka më kohë. Pjesa e parë ishte aktrim, mund ta bëjë çdo kush. Recituan të dy.

Çifti u vlerësua me 30 pikë, nga 36 që rrëmbyen javën që shkoi me tangon.

Unë nuk them që nuk më interesojnë pikët, ky është program argëtimi por misioni ynë shkon përtej pikëve në fund të ditës. Mendoj që profesionistët nga amatorët i ndajnë limitet, unë nuk kam hatër mbetje, jam e lumtur që i shoh dhe nuk më ndikojnë”-u shpreh Arnita në fund.

Arnita dhe Eni kanë kodin VIP1. Nëse ju pëlqeu kërcemi, mund të votoni nga Shqipëria dhe Kosova duke dërguar me mesazh në numrat përkatësisht 56666 dhe 55099 kodin e konkurrentit tuaj të preferuar.

Dhe mos harroni, mund të votoni nga e gjithë bota në voto.top-channel.tv.

Gjithçka mund të ndryshojë në fund të kësaj mbrëmjeje, sepse pikëve të jurisë do t’u shtohen edhe votat e publikut, ndaj votoni për çiftin tuaj të preferuar.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA