Alarm shëndetësor për Botërorin 2026, ekspertët paralajmërojnë: Fruthi shqetësim kryesor për tifozët që udhëtojnë në SHBA, Meksikë dhe Kanada 12/06 08:00
Kevin De Bruyne mund të jetë ylli i ardhshëm që do të transferohet në Arabinë Saudite.
Siç raportojnë mediat britanike, drejtuesit e Saudi Pro League e kanë vëzhguar prej kohësh mesfushorin belg, aktualisht i dëmtuar dhe janë gati të hidhen në sulm për transferimin e tij në Lindjen e Mesme në vitin 2024.
De Bruyne, i cili ka luajtur vetëm 49 minuta në dy ndeshje këtë sezon për shkak të një dëmtimi, ka kontratë me Manchester City-n deri më 30 qershor 2025 dhe është lider i padiskutuar i skuadrës së Pep Guardiolës.
Top Channel