Të dielën vjen “Në Kuadër të Xhirimeve”, stafi i filmit zbulon disa detaje nga prapaskenat e sheshxhirimit

25/10/2023 20:37

Koloreto Cukali, Ornela Islami, Rezart Gurashi dhe Ols Abazi, të ftuar në emisionin “Pardon My French”,  kanë dhënë më shumë detaje për dokumentarin e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

Ai titullohet “Në Kuadër të Xhirimeve” dhe do të transmetohet në ekranin e Top Channel, ditën e diel, në orën 20:05.

Sipas Ols Abazit, në cilën pikë të filmit jemi? Cilat janë rekordet momentale të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”?

“Ne e prisnim që ky film do të ishte shumë i ndjekur, pasi ishte një gjë që pritej. Nëse do të bëheshin të gjithë elementët bashkë, do ta çonin atje me patjetër. Në fakt tani, ajo gjëja i ka kaluar edhe pritshmëritë. Ky është një ogur shumë i mirë, jo vetëm për filmin, por edhe për të ardhmen e këtyre prodhimeve kinematografike”, thotë ai.

Ornela Islami është kujdesur për realizimin e këtij dokumentari dhe në lidhje me këtë eksperiencë, ajo është shprehur:

“E prita me shumë kënaqësi, pasi unë kam realizuar edhe dokumantarë të tjerë për filma shqiptar më të vjetër, kështu që është një kënaqësi e veçantë që për filmin e parë të Top Channel Films, unë jam si dokumentariste e dokumentarit zyrtar për të prezantuar atë çfarë ka ndodhur në prapaskenë. Kështu që, ishte një kënaqësi e madhe dhe shumë kuriozitet për të parë se çfarë ka ndodhur. Kam vënë re që ka pasur një frymë bashkëpunimi të jashtëzakonshme. Unë kam parë njerëz duke kërcyer, duke kënduar edhe kam parë edhe njerëzit kryesor.”

Sipas Ols Abazit, si ishte realizimi i këtij filmi dhe puna e kësaj skuadre kaq të madhe në prapaskena?

“Ajo është një gjë që ti e kupton vetëm kur je në set. Duhet një fshat i tërë për të bërë një film. Stafi ka qenë jashtëzakonisht shumë i madh dhe i duhur, i cili nuk është kursyer për asgjë. Duhet thënë që për filmin është punuar gjatë. Puna ka nisur që në prill në mos gaboj, ku jemi marrë me punën në terren, jemi marrë me njerëz, me vendndodhjet”, shprehet Ols Abazi.

Ndërkohë, regjisori Koloreto Cukali ndau me dëgjuesit një nga skenat më të rrezikshme që është xhiruar, ku ka qenë një vështirësi shumë e madhe për drejtorin e fotografisë, Rezart Gurashi, për ta xhiruar këtë skenë:

“Ne kemi një skenë, 7 sekonda që ndoshta nuk kuptohet, në majë të malit. Por Rezarti nëse do të binte, nuk do të binte vetëm, pasi do të merrte me vete edhe stafin.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA