Një argjentinas dhe një serb në listë, Juve kërkon mesfushorë

25/10/2023 22:56

Me Pogba të pezulluar për shkak të dopingut dhe Fagiolin për pjesëmarrje në bastet sportive, Juventusi është me numra të kufizuar në mesfushë dhe Giuntoli ka nisur që tani punën për të përforcuar skuadrën në merkaton e janarit.

Emri që josh më së shumti drejtuesit bardhezi është ai i argjentinasit 29-vjeçar Rodrigo De paul, i cili është pjesë e Atleticos së Madridit, por jo më një titullar fiks i formacionit të Diego Simeones.

Argjentinasi do të mirëpriste një rikthim në Serinë A, aty ku shkëlqeu me Udinesen, teksa Juventusi pritet të bëjë një propozim për ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje, që shndërrohet në detyrim blerjeje në rast kualifikimi në Champions edicionin e ardhshëm.

Super Sport shkruan se De Paul di të përshtatet mirë në disa role të mesfushës, qoftë si fantazist, apo edhe organizator, që e ka bërë te përfaqësuesja argjentinase, teksa eksperienca e konsiderueshme në Itali, e bën atë të preferuarin e bardhezinjte.

Një alternativë tjetër është edhe serbi Lazar Samardzic, i cili në verë ishte shumë pranë transferimit te Interi, por gjithçka dështoi për një mosmarrëveshje mes babait të tij dhe menaxheres.

Edhe për mesfushorin e Udineses Juventusi ka bërë një propozim të ngjashëm, por për vetë eksperiencën që ka De Paul, shihet më me prioritet nga Giuntoli e Allegri, që kanë jo pak të rinj në skuadër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA