Pas përfundimit të mandatit në krye të SPAK dhe marrjes së detyrave të reja në këtë Prokurori, sot Altin Dumani merr ‘dritë jeshile’ për një tjetër rol
Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një nëne të divorcuar me tre fëmijë, e cila nuk merr ndihmë ekonomike sepse punonjësja e ndihmës ekonomike e ka parë që i jep makinës.
Albina Ifthimiu e divorcuar që në vitin 2021, jeton në shtëpinë e prindërve bashkë me tre fëmijët e saj 8, 5 dhe 2 vjeç.
Dhe që në kohën kur u divorcua aplikoi për ndihmë ekonomike, por punonjësja deklaron për të se ajo fsheh të ardhurat, shtëpinë që ka me ish-bashkëshortin dhe një makinë.
“Punonjësja më sorollat, më ka parë që i jap makinës dhe më thotë që është e imja, unë nuk kam makinë, jetoj te mami dhe kur ajo ka verifikuar ka rezultuar se nuk jetoj në shtëpinë e ish-bashkëshortit”, thotë Albina.
Në regjistrimet që Fiksi transmetoi punonjësja e ndihmës ekonomike, Evisa Pepa, i thotë që e ka parë që i jep makinës. Gjithashtu edhe pse e pranon që gjatë verifikimit nëna me tre fëmijët ka rezultuar se jeton tek e ëma e saj, ajo mendon se Albina jeton tek shtëpia e ish bashkëshortit. Madje ajo nuk nguron që bashkë me administratorin e Njësisë Administrative Fier – Shegan të ngrenë dyshime se çifti nuk janë të divorcuar edhe pse kanë një vendim gjykate.
Ndërkohë, në Bashkinë Lushnje dhe Shërbimin Social Rajonal Fier, qytetares i thuhet se hedhjen në sistem të të dhënave e bën punonjësja e njësisë administrative.
Kështu qytetarja nuk mund ta marri ndihmën ekonomike sepse punonjësja mendon se ajo fsheh të ardhurat. Gazetarët e Fiksit takuan punonjësen Pepa e cila mohon që qytetarja i ka treguar se është bashkëpronare te ish burri, dhe këmbëngul se e sheh shpesh me makinë nëpër fshat ndaj edhe nuk e përfiton ndihmë ekonomike.
Në verifikime, Albina nuk rezulton pronare e asnjë automjeti dhe i ka thënë edhe punonjëses së makina në të cilën e ka parë ka qenë e nja të afërmi të saj, por punonjësja shokon me përgjigjen e saj “Unë mendoj që është e jotja se kushëriri nuk ta huazon disa herë që unë të kam parë”. Edhe për supozimet se denoncuesja mund të jetojë në shtëpinë e ish-bashkëshortit, kjo e fundit i ka radhitur arsyet se pse nuk mund të jetojë aty, por që nuk kanë qenë bindëse për punonjësen.
Ajo e mbyll fjalinë duke thënë që ajo të ankohet më lart. Ndërkohë që punonjësja mendon shumë gjëra në lidhje me denoncuesen, asnjëra nuk është e provuar, përveç faktit se Albina dhe tre fëmijët e saj janë përjashtuar nga e drejta për ndihmë ekonomike si dhe nga aplikimi për të për një vit.
Top Channel