Shkolla e OKB në Rafah, ku strehohen të larguarit palestinezë, goditet nga sulmet izraelite (fotot)

24/10/2023 19:11

Një shkollë e agjencisë së ndihmës së OKB për refugjatët palestinezë në Rafah në jug të Rripit të Gazës është dëmtuar sot nga sulmet ajrore izraelite.

Shkolla është e mbushur me palestinezë të zhvendosur që strehoheshin prej bombardimeve të pandalura të Izraelit ne Gaza.

Prej dy javësh Izraelite bombardon qytetin e Gazës në kundërpërgjigje të një sulmi të grupit Hamas gjatë të cilit raportohet se janë vrarë më shumë se 1000 izraelitë.

Sulmet ajrore të Izraelit mbi zonat e populluara në Gaza kanë vrarë deri tani të paktën 5,700 njerëz, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë, ndërsa 1 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga tokat e tyre.

Amine Abu Jazar, rezident i zhvendosur nga Rafah tha se goditja e fundit u bë natën teksa të strehuarit ishin në gjumë.

“Në mesnatë, teksa flinim, ndjemë papritur copa muri që nisën të binin. Ne kemi të vdekur mes nesh, kemi të plagosur, kjo është tragjike. Nuk ka as energji elektrike për të parë njëri-tjetrin, për të parë të vdekurit ose të plagosurit. Ku janë Kombet e Bashkuara, ku është komuniteti ndërkombëtar? Kjo është një padrejtësi e madhe”, tha Abu Jazar për rrjetin AFP.

Shkolla fillore e Rafah e ngritur dhe e manaxhuar nga agjencia e ndihmës së OKB, është vetëm 800 metra larg kufirit me Egjiptin dhe është dëmtuar dhe herë të tjera nga zjarri i ushtrise.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA