Para të fshehura brenda dritës së makinës, sekuestrohen 55 mijë euro me valuta të ndryshme, mes tyre edhe lekë
Nëntë zyrtarë dhe efektivë të policisë në Gjirokastër janë pezulluar nga detyra me vendim gjykate, të akuzuar për shpërdorim detyre.
Shefi i sektorit të Migracionit në Gjirokastër Florian Mustafaj, shefi i sektorit të Hetimit Rami Ruci, koordinatori i Operacionit me FRONTEX Behar Tafa, nënkomisarët Ediat Kanina dhe Bernard Kermaj si dhe inspektorët Drini Caci, Ramiz Ballia, Emiljano Kazma dhe Dritan Sako, dyshohen për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Hetimi disa mujor zbuloi se punonjësit e policisë bashkëpunonin duke transportuar migrantë të kapur nga vendet e treta nga Qarku Gjirokastër në territorin e Bashkisë Delvinë, duke i lënë më pas të lirë në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi.
Nga hetimet ka rezultuar se në disa raste, pas lënies së migrantëve në zonën e Delvinës, ata janë transportuar kundrejt fitimit nga persona të tjerë, ose kanë udhëtuar në brendësi të territorit shqiptar.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se për rastin vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për të dokumentuar aktivitetin e paligjshëm të punonjësve apo bashkëpunëtorëve të tyre.
Top Channel