Ndërsa studentët e mjekësisë bojkotuan mësimin që në nisje të fillimit të vitit të ri akademik, duket se bojkoti i tyre është i pjesshëm, pasi një pjesë e studentëve vijojnë mësimin.

Janë kryesisht studentët e viteve të para

Gazetarja: Në cilin vit jeni ?

Studenti: Viti i parë

Gazetarja: Bëni mësim?

Studenti: Po.

Gazetarja: Ishit në mësim ?

Studenti 2: Po.

Gazetarja: Çfarë lënde bëtë ?

Studenti 2: Latinisht

Pedagogu Enver Roshi tregon se studentët e mjekësisë nuk vijnë në mësim.

Studentët e mjekësisë nuk i zhvillojnë orët e mësimit të gjithë në këtë godinë pasi  auditoret e tyre janë të shpërndarë. Një pjesë e tyre janë kthyer në auditore dhe e kanë ndërprerë bojkotin ditën kur u depozitua kërkesa në Gjykatën Kushtetuese.

Një ditë më parë, studentët e Mjekësisë, të cilët protestuan përpara Ministrisë së Arsimit gjatë orëve të pasdites, i dhanë tjetër formë protestës, duke kërkuar t’i bashkohen edhe qytetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA