Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Thumanë-Milot, në vendin e quajtur Fushë Milot rreth orës 20:00.
Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë tek Trauma, ndërsa polica ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në komisariat.
Sipas policisë, shoferi E. I. duke drejtuar mjetin e tij kamionçinë ka aksidentuar S. M. dhe K. M. të cilët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Thumanë-Milot, në vendin e quajtur Fushë Milot, shtetasi E. I. duke drejtuar mjetin e tij kamionçinë, ka aksidentuar dy këmbësorët S. M. dhe K. M. të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.
Top Channel