Përndoqi një të mitur, vihet në pranga 49-vjeçari/ Ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës dhe bashkëshortes, në pranga autori

18/10/2023 16:35

Një 49-vjeçar është vënë në pranga, pasi përndoqi një 16-vjeçare.

Pretendohet se autori me iniciale Sh. E., banues në fshatin Bishnicë të Pogradecit, ka përnjekur të miturën.

Ndërsa në Bilisht të Devollit 36-vjeçari me iniciale A. K., u vu n ë pranga, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së mitur dhe dhe bashkëshortes, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA