Një tjetër Bellingham në Madrid? Reali ka dërgon skautët për vëllanë e fenomenit Jude

18/10/2023 08:42

“Dy Bellingham janë më i mirë se një”, kjo është me shumë mundësi ajo që mendon Real Madridi.

Sipas raportimeve të medieve britanike, klubi spanjoll dërgoi disa vëzhgues për të ekzaminuar me kujdes performancën e Jobe, vëllait të vogël të mesfushorit që po lartëson “Santiago Bernabeu”.

Skautët e Real Madrid kanë ndjekur nga afër ndeshjes mes Malit të Zi dhe Anglisë, të mërkurën e kaluar, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian U-19.

Jobe Bellingham, i cili mbushi 18 vjeç në shtator, u ble në verë nga Sunderland, me të cilin bëri 12 paraqitje në ligë dhe në Kupën e Ligës, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë një asistim.

Top Channel