21/12 18:48
Momente frike të përjetuara në familjen e Carlos Tevez. Ish-sulmuesit të City-t, United e Juventusit i ka rënë të fiktë në shtëpi, por fatmirësisht e ka marrë veten.
“Apache”, aktualisht trajner i Independientes, ka qenë viktimë e një sëmundjeje në orët e fundit e cila ka shkaktuar mjaft shqetësim.
Sipas asaj që është raportuar në Argjentinë nga Olé, Tevez fillimisht ka ndier marrje mendsh dhe më pas i ka rënë të fikët në tualetin e shtëpisë së tij, duke pësuar një dëmtim në fytyrë, konkretisht një të çarë në vetullën e majtë, aq sa i ka kushtuar disa qepje.
Pasi u shoqërua në spital nga një prej vajzave të tij, “Apache” mori trajtimin e nevojshëm dhe më pas u kthye në banesë.
Top Channel