Viti i ri akademik ka nisur mes protestave të studentëve të Mjekësisë, pakësimit të numrit të studentëve të regjistruar dhe rrezikut të mbylljes së disa programeve në nivel kombëtar.

Në vendin tonë ka gjithsej 39 institucione të Arsimit të Lartë, publike dhe private. Këtë vit, numri i aplikantëve është 19.600, ndërsa një vit më parë, 21,000, pra kemi një rënie me 1400 aplikantë.

“Programet prioritare të përcaktuara nga shteti nuk kanë thithur aq sa pritej studentë të interesuar për to, pavarësisht gjithë sistemeve subvencionuese në këtë drejtim, sepse nuk është bërë faza e pjekurisë dhe mbylljes së ciklit të punësimit. Çfarë do të thotë që, nëse I ofrohet një pagë minimale, i vihet kushti për të qëndruar 3-5 vjet për studentët e mjekësisë, por nuk ofrohet garancia për punësim. Kjo me qëllim që këta student që në nisje ta dinë që do të kenë mundësinë e punësimit. Për të krijuar një lidhje harmonike mes studimit dhe punësimit, së pari duhet realizuar një studim kombëtar, që të pasqyrojë ofertën reale për punë në Shqipëri, përkthyer në profesione, zanate, kritere dhe formim që kërkohet për to. Aq sa ka nevojë tregu, aq të shkollohen në ato profile dhe garancia për punë e tyre që në vitin e parë, që pasi të mbarojnë 3 apo 5 vite studimi të lartë ta dinë që do të punësohen menjëherë aty ku janë realisht edhe nevojat“, shpjegon eksperti i punësimit, Erion Muça.

Çdo universitet duhet të profilizohet, duhet të hiqet dorë nga politikat gjeneralizuese që ato ndjekin, thotë eksperti.

“Pra nëse në Elbasan ka qenë metalurgjiku, apo është një pjesë e mirë e uzinave, dhe industrive, Elbasani do të ishte një vend ideal ku mund të zhvillohej Inxhinieria, Mekatronika, Elektronika, Arkitektura. Bota I ka rregulluar me kohë këtë mekanizëm. Çdo universitet në një zonë apo qytet të caktuar përgatit profesionistë që ka nevojë ai qytet”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA