Tentoi të vidhte dyqanin, por iku me të katra/ Arrestohet pas disa ditësh hajduti me pistoletë çakmak

13/10/2023 14:23

31-vjeçari i cili kërcënoi me armë çakmak dy punonjëset e një dyqani në rrugën “Myslym Shyri” disa ditë më parë ka rënë sot në prangat e policisë.

Gjatë operacionit policor të koduar “Repeated” nga Komisariatet e Policisë Nr. 2, Nr. 3, dhe Nr. 6, për zbardhjen dhe dokumentimin e dy ngjarjeve të ndodhura gjatë ditëve të fundit në Tiranë në 2 subjekte private ra në pranga P. P..

Ai fillimisht vodhi nën kërcënimin e një pistolete çakmak, një shumë parash, në një dyqan në rrugën “Myslym Shyri”, ndërsa një ditë më pas tentoi të vidhte në dyqan tjetër në Kombinat, identifikohet.

31-vjeçari, është i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, ndërsa sekuestrohen veshjet të cilat autori ka patur veshur gjatë kryerjes së krimeve.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 10.10.2023, në një dyqan në rrugën “Mylsym Shyri”, ku një shtetas vodhi nën kërcënimin e një pistolete çakmak, një shumë parash, ndërsa një ditë më pas tentoi të vidhte në një dyqan tjetër, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Në këtë kuadër është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Repeated”, si rezultat i tij, pas një ndjekje intensive nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Shefqet Musaraj”, u lokalizua dhe u arrestua shtetasi: P. P., 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve. 31-vjeçari është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 10.10.2023, në rrugën “Myslym Shyri”, ku u vodh një shumë parash, dhe i ngjarjes së ndodhur më datë 11.10.2023, në Kombinat, ku u tentua të vidhej në një dyqan”, sipas policisë.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA