Nisin sulmet e urrejtjes në Francë, mësuesi vritet në shkollë me thikë

13/10/2023 13:20

Nën thirrjet “Allaku Ekber”, një person tek një 20-tat qëlloi për vdekje me thikë një mësues në një shkollë të Francës e plagosi dy të tjerë, duke rikthyer hijen e terrorit e dhunës së urrejtjes në vendin europian të munduar prej tyre.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, sqaroi se sulmi ndodhi në shkollën e mesme Gambetta, në qytetin verior Arras. Agresori, i identifikuar si rus i lindur në Ceceni dhe ish-nxënës i shkollës në fjalë, tashmë është arrestuar e policia ka ndaluar edhe vëllain e tij.

Sipas Reuters, ai ishte në një listë të personash të konsideruar nga policia si rrezik potencial sigurie dhe lidhje me islamin radikal. Mësuesi që humbi jetën jepte gjuhën frënge. Edhe pse arsyet e sulmit nuk janë të qarta, ai vjen në një kohë tensionesh të larta në botë pas sulmit mësymjes këtë fundjavë të jugut të Izraelit nga grupi militant palestinez Hamas, si pasojë e të cilës dhe kundërpërgjigjes së ushtrisë izraelite, janë vrarë me qindra civilë nga të dy palët. Incidentet anti-Semite në Francë u shtuan ndjeshëm këto ditë, dhe të enjten, Parisi zyrtar i urdhëroi autoritetet lokale të ndalonin të gjitha protestat pro-palestineze.

Franca është vendi me popullsinë e tretë më të madhe hebraike në botë pas Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe popullsinë më të madhe myslimane në Europën Perëndimore.

Top Channel