Ronaldo Sharka ishte i pakënaqur nga pikët e jurisë për performancën e parë në “Dancing With The Stars”, por edhe me kritikat e konkurrentëve.

Këtë herë, me qëllim për të marrë më shumë pikë, gazetari dhe partnerja e tij, Frenki”, dhuruan spektakël me një charleston. Juria kritikoi hapat e Ronaldos, duke krijuar madje debat mes tij dhe Olta Gixharit.

“Gjëja që më pëlqen më shumë është se Ronaldo e shijon kërcimin. Po ta krahasoj me herën e parë, pashë të njëjtin Ronaldo. Doja diçka ndryshe”, tha Valbona Selimllari.

“Më pëlqen impenjimi i Ronaldos, për këtë e vlerësoj. Por, mënyra e ekzekutimit nuk është e duhura. Ngrije më shumë, bëje më dinamik hapin”, tha Lori Bala.

“Unë të pashë qëparë, sa e hëngre sanduiçin. Ti nuk e mban dot balerinën”, u shpreh Olta, që këshilloi Frenkin të mendohet dy herë para se t’i besojë Ronaldos, pasi mund të rrezikojë shëndetin e saj.

“Për një gjë jam e bindur me Ronaldon, që në padjeshkë nuk më lëshon kurrë”, tha nga ana tjetër balerina.

“Ti aktron bukur, por për kërcim nuk je”, i tha më tej Olta gazetarit.

“Mua më pëlqen që Ronaldo guxon. Luan tepër me mimikat, je partner i mirë, jam dakord me sigurinë që ndjen dama jote”, u shpreh Ilir Shaqiri.

Pas komenteve që krijuan debat në skenë, Ronaldo dhe Frenki morën nga juria 20 pikë. Ky vlerësim mërziti jo pak gazetarin.

“Mërzitem, më duken të tepruara disa gjëra”, tha ai.

Sonte nuk do të kemi 15, por 14 performanca. Saimir Korreshi, i cili ka pësuar një thyerje në krah, nuk do të kërcejë. Yjet e tjerë janë gati të vazhdojnë garën, nën ethet e eliminimit të parë, pasi një prej tyre do të eliminohet.

Televotimi  do të jetë i hapur deri në fund të mbrëmjes. Nëse ju pëlqeu kërcimi i Ronaldos dhe Frenkit, mund t’i votoni me kodin Vip 9!

 

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA