Përshtati lokalin për shitje dhe përdorimin e lëndëve narkotike, pranga 41-vjeçarit në Dimal. I gjenden armë dhe fishekë luftarakë
Gjashtë ushtarakë shqiptarë të Forcave të Armatosura do t’i bashkohen misionit dy-vjeçar të NATO-s në Irak, për trajnimin e personelit të Kolegjit të Shtabit të FA në Bagdad.
Këshilli i Ministrave ka dhënë dritën jeshile që ushtarakët t’i bashkohen operacionit të Aleancës për një periudhë 15-ditore, për të dhënë kontribut në trajnimin e personelit në fushën e procesit të planëzimit operacional, procesin e vendimmarrjes ushtarake, trajnimin për sigurinë kibernetike, si dhe edukimin për dhënien e ndihmës së parë.
“Transportimi i personelit, që do të shërbejë në Irak, ndërsa nis, ndryshon dhe përfundon detyrën, për t’u kthyer në Shqipëri, mbështetja shëndetësore, akomodimi, ushqimi, lavanderia, transportimi i individëve të shkëputur nga misioni për në atdhe në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerjeje disipline përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave “me përjashtim të rasteve kur do të arrihet nënshkrimi i marrëveshjeve dy- ose shumëpalëshe, ku pala tjetër merr përsipër të përballojë këto shpenzime”.
Vendimi i Këshillit të Ministrave:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 11, të ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave.
V E N D O S I:
ç) mbështetje shëndetësore;
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Top Channel