Aureli zhvilloi sot takimin e radhës me Albën, por surprizën në studio e kishte përgatitur për Gabrielën.
Mes debateve me djemtë, të cilët vunë në dyshim se si Aureli kishte blerë makinën luksoze, konkurrenti i dha një letër Gabrielës dhe e gjithë atmosfera ndryshoi.
Ishte një shkrim romantik, që emocionoi jo pak Gabrielën.
“Gabriela, në jetë do të përballemi me shumë sfida dhe sakrifica, por cilado prej tyre ka mure dhe barriera të forta. Jam gati t’i thyej disa për ne të dy, me ty”.
Gabriela, që më herët ka deklaruar se nuk do të ftojë në takim Aurelin, ndërroi mendje.
“Sa romantik qenke o Aurel, dole jashtë pritshmërive”, tha konkurrentja.
Nga ana tjetër, Alba u shpreh se tërhiqet dhe nuk do të vazhdojë njohjen me Aurelin.
Top Channel