Sulm rus me raketa balistike ndaj Kievit, dy të vdekur dhe pesë të plagosur. Ndodh pak orë pas vizitës së Von der Leyen në Ukrainë
Qeveria britanike ka njoftuar se ka shtetëzuar kompaninë British Steel, në një lëvizje që synon të mbrojë të ardhmen e industrisë së çelikut në Mbretërinë e Bashkuar dhe të sigurojë vazhdimësinë e prodhimit.
Sipas qeverisë, shtetëzimi i kompanisë është një hap i domosdoshëm për të mbrojtur interesin kombëtar dhe për të garantuar stabilitetin e një sektori strategjik për ekonominë britanike.
Ky vendim vjen pasi, në prill të vitit 2025, qeveria mori kontrollin operacional të British Steel nga pronarët e saj kinezë, Jingye Group, për të shmangur mbylljen e furrave të shkrirjes.
Autoritetet britanike theksuan se ndërhyrja kishte si qëllim ruajtjen e rreth 2,700 vendeve të punës në uzinën e kompanisë, si edhe mijëra vendeve të tjera të lidhura me zinxhirin e furnizimit.
Qeveria e konsideron industrinë e çelikut një aset strategjik dhe thekson se shtetëzimi do të ndihmojë në garantimin e sigurisë industriale dhe ekonomike të vendit.
Top Channel