Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar gazetari i njohur Endi Tufa.
Në një rrëfim nga jeta personale dhe profesionale, gazetari i Top Channel kujtoi kohën kur nisi punën e parë në moshën 15-vjeçare dhe shef kishte të atin.
“Jam i lumtur që unë kam nisur të punoj që në vit të dytë në gjimnaz dhe brezi ynë ka patur kulturë tjetër për punën. Shef kisha babin, por ndryshe nga kohët tani atëherë bëja më shumë punë pikërisht se isha i biri i shefit”, tregoi ai.
Endi zbuloi se fillimisht i ati, gazetari i njohur is portit Bashkim Tufa, nuk e kishte me qejf që i biri të ndiqte hapat e tij dhe se marrëdhënia e tyre ka qenë disi “profesionale”.
Mirëpo një video-mesazh surprizë nga i ati, ishte ajo çka nuk priste.
“Unë sot nuk do të kritikoj, do të them diçka që më ka mbetur pa e thënë. Në vitin 2016, kur ekipi ynë kombëtar ishte kualifikuar në Francë, unë jam ndjerë krenar për ty. Ti ishe një nga gazetarët që shoqëroje gjatë asaj aventure kuq e zi ekipin tonë kombëtar. Më pëlqeve. Por unë do ta marr “hakun” sërish. Besoj që në Europianin e Gjermanisë 2024 do jem unë ai që do të raportoj nga Gjermania dhe ti do jesh në Shqipëri”, tha ai.
Top Channel