Megjithatë, tratativave nuk i dihet kurrë dhe De Laurentiis mund t’i surprizojë të gjithë duke gjetur marrëveshjen me Conten apo edhe me një emër që nuk ka dalë në skenë./Supersport
Rudi Garcia është në prag të shkarkimit nga Napoli. Rezultatet e dobta si dhe raporti konfliktual i teknikut francez me disa prej yjeve të organikës, detyrojnë presidentin Aurelio De Laurentiis të marrë një vendim ekstrem.
Pauza e kombëtareve shërben për numrin një të napoletanëve si kohë për t’ia dorëzuar skuadrën trajnerit të ri.
Alternativat për zëvendësuesin e Garcias janë tre. I pari është Marcelo Gallardo, trajner argjentinas që së fundmi ishte në krye të River Plate. Para disa ditësh, 47-vjeçari refuzoi Sevillan, megjithatë Gallardo në Napoli shihet si një “bast” për shkak të eksperiencës së munguar në Europë.
I dyti në listë është Igor Tudor, i mbetur pa skuadër pasi mbylli përvojën me Marseille në Ligue 1. Kroati e njeh mirë ambientin në Itali aty ku është aktivizuar si lojtar te Juventusi, por edhe ka eksperiencë si trajner tek Udinese dhe Hellas Verona.
Ndërkohë, i treti në listë është edhe i preferuari i De Laurentiis, por edhe tifozëve të Napolit. Fjala është për Antonio Conte, CV-ja e të cilit nuk ka nevojë për shumë prezantim. Ajo që ndan palët në këtë moment është rroga e lartë të cilën pretendon tekniku puljez.
Në rast shkarkimi të Garcias, Napoli do të jetë i detyruar të paguajë edhe francezin deri në vitin 2025 dhe kështu nuk mund të përballojë një trajnerë me kosto të lartë si Conte. Një pengesë tjetër për ish-juventinin është edhe organika e Napolit e cila nuk përshtatet shumë me skemën e tij të preferuar që nis me tre në mbrojtje.
Megjithatë, tratativave nuk i dihet kurrë dhe De Laurentiis mund t’i surprizojë të gjithë duke gjetur marrëveshjen me Conten apo edhe me një emër që nuk ka dalë në skenë./Supersport
Top Channel