Largimi i Orges Shehit! Flet ish-trajneri i Tiranës: Nuk e kuptoj vendimin e klubit

10/10/2023 14:34

Pas dy vitesh e tetë muajsh në krye të pankinës bardheblu Orges Shehi nuk është më trajneri i Tiranës.

Në një intervistë për Top Channel, trajneri durrsak i pyetur se përse erdhi në këtë pikë marrëdhënia e tij me drejtuesit e klubit tregon se: “Do të jetë e lodhshme për mua të kërkoj kur, ku, si, qysh, tek. Unë jam profesionist dhe si i tillë do ta trajtoj këtë gjë edhe pse është hera e parë që më shkarkojnë dhe sigurisht mërzia është e madhe.”

Më pas, Shehi zbulon komunikimin me drejtorin sportiv të klubit Tefik Osmani.

“Presidenti kërkon të ndërpresë kontratën, domethënë je i shkarkuar. I kam kërkuar vetëm që të ma japin vendimin me shkrim. Kam pritur komunikimin zyrtarë, pasi mendoj që një klub profesionist nëse merret një vendim duhet ta komunikosh me shkrim. Më pas lexova këtë pezullimin që realisht nuk e kuptoj”- tha Shehi.

Në daljen e tij publike, presidenti i Tiranës Refik Halili ka nxjerrë një foto ku në ditën e shkarkimit Orges Shehi ishte duke drekuar me presidentin e Dinamos.

“Nuk ka ndonjë koment, uinë kam qenë për drektë me statin tim, me Fredin, Tanin dhe Sebinon. Në restorant mund të hyjnë shumë njerëz, një nga ato ishte presidenti i Dinamos Ard Bardhi i Dinamos që është bashkëqytetari im dhe kemi njohje. Kemi bërë një foto miqësore dhe më vjens humë keq që të aludohet”- tha Orges Shehi.

Në verën e shkuar Shehi është ishte një ndër trajenrët më të kërkuar me disa oferta nga klube të ndryshme dhe pas këtij shkarkimi pas vetëm 2 muajsh kampionat a pendohet ai për rinovimin?

“Kur kam firmos rinovimin këtu e kam firmos, pasi unë këtu banoj. Rinovova në parim me drejtuesit e Tiranës, rinovova dhe nuk pendohem kurrësesi, pasi unë në fund të fundit kam drejtu Tironën’– u shpreh ai.

Top Channel