Euro 2028 do të mbahet në Britani të Madhe dhe Irlandë/ Europianin 2032 e marrin Italia dhe Turqia

10/10/2023 14:18

Këtë të martë janë zyrtarizuar stadiumet se ku do të zhvillohen ndeshjet e EURO 2028 dhe të 2032.

Europiani i 2028-ës do të shkojë në në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, ndërsa katër vite më vonë do të luhet në Itali dhe Turqi.

Stadiumet e Euro 2028 tashmë janë vendosur, me eventin që do të bashkojë Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën. Këto ndeshje do të luhen në Belfast, Birmingham, Cardiff, Dublin, Glasgow, Liverpool, Londër (me dy stadiume, Wembley dhe Tottenham Hotspur), Manchester dhe Newcastle.

Ndërsa stadiumet për Euro 2032 do të vendosen. Italia dhe Turqia do të kenë kohë deri në tetor 2026 për të përcaktuar listën e objekteve të tyre.

Për momentin, janë njëzet stadiume në garë, dhjetë secila. Për sa i përket Italisë ato janë: Milano, Torino, Firence, Genova, Verona, Bolonja, Roma, Napoli, Bari dhe Cagliari. Konfirmimet e Milanit, Romës dhe Torinos janë pothuajse të sigurta, dy impiantet e tjera duhet të jenë Napoli dhe Firence, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar në këtë kuptim./ Super Sport

Top Channel