“Terrori nuk na mposht”, diplomatja: Jemi shtet i fortë, po solidarizohemi mes nesh për të fituar

09/10/2023 22:42

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg në një intervistë për “Top Story” ka treguar se si izraelitët po solidarizohen mes njeri-tjetrit për të fituar përballë sulmeve terroriste të Hamasit.

Peleg: Shkalla e këtij sulmi është e tillë saqë nuk ka një shtëpi në Izrael që nuk është prekur. Kam folur me një kolegen time. Ajo është ambasadore në një vend tjetër, por që humbi një mikeshë të afërt nga lufta.

Të gjithë personat me të cilët flet, e kupton se janë prekur. Izraeli është në një gjendje zie. Por duhet të them edhe diçka, terrori nuk na mposht. Jemi të gjithë shumë të fortë. Dje që të gjithë po mbanim zi e kuptuam se sa njerëz kanë humbur jetën, sa njerëz janë prekur. Sot po të shohësh se çfarë po ndodh në Izrael, të ngroh zemrën. Së pari, njerëzit po organizohen për të parë të gjitha familjet, të gjithë njerëzit që vijnë nga Jugu.

Mund të shikosh në qendër të Tel Avivit njerëz që kanë çuar lodra për fëmijë, veshje, ushqime. Shikon një radhë prej 1000 personash që duan të dhurojnë gjak sepse mësuan se të plagosurit kanë nevojë për gjak. Të rinjtë kudo në botë ju bëjnë thirrje njësive të ushtrisë duke kërkuar që të rekrutohen, që të kthehen në vendlindje. Kanë organizuar madje edhe fluturime nga Amerika e Jugut, nga Amerika e Veriut, nga India.

Duma: Kanë fluturuar për të ardhur në Izrael?

Peleg: Po. Kanë fluturuar dje, sot, janë planifikuar për nesër. Po fluturojnë me linja ajrore izraelite. Madje kanë paguar kosto ekstra përmes linjave të veçanta dhe po vijnë për t’u bërë pjesë e ushtrisë dhe të luftojnë.

Pra mund ta shohësh forcën që po lind nga kjo katastrofë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA