Përgatitjet për Procesin e Berlinit, presidenti Begaj takon kryeministrin Edi Rama

09/10/2023 13:35

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama u takuan këtë të hënë, për të diskutuar mbi samitin e Procesit të Berlinit, që zhvillohet në16 tetor në Tirana.

“Temat e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe vizitën e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron, e para vizitë bilaterale e një kreu të shtetit francez në historinë e shtetit shqiptar“, njofton kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Presidenca, në një deklaratë për shtyp konfirmon temat e diskutimit.

“Samiti historik i Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor 2023, si edhe vizita bilaterale për herë të parë e një Presidenti francez në Tiranë, ishin në fokus të bisedës midis Presidentit Begaj dhe Kryeministrit Rama”.

Për herë të parë, në hënën e ardhshme, Tirana organizon samitin e Procesit të Berlinit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA