“Drejtësi për Brianin”, homazhe dhe protestë për 3-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes dentare
08/10/2023 18:37
Qytetarë të ndryshëm janë mbledhur sot në protestë për 3-vjeçarin i cili humbi jetën pas ndërhyrjes dentare.
Protesta u mbajt para klinikës private ku vogëlushi kreu ndërhyrjen. Familjarë dhe qytetarë të ndryshëm morën pjesë, ku ndezën qirinj dhe vendosën lule.
Me pankarta në duar, ata thërrasin “Drejtësi”.
“Drejtësi për Brianin”; “Pse nuk flasin MJEKËT, po të ishte fëmija i tyre a do të flisnin?”; “Bluzat e bardha janë të shpëtojnë jetë jo të marrin jetë”, “Kush ia çoi yndyrnat dhe sheqernat në 0 Biranit? Presim përgjigje nga ju zonja dhe zoti Xhaxho”; “Fshehja e provave dhe kamerave përbëjnë vepër penale”, këto janë disa nga pankartat e protestuesve.
Top Channel