Momente dramatike/ Avionët luftarakë godasin me raketa kullën pranë saj, gazetarja shpërthen në lot gjatë raportimit live

07/10/2023 23:24

Situatë dramatike është ajo të cilën po përjeton Gaza orët e fundit, teksa 200 izraelitë dhe 232 palestinezë kanë humbur jetën gjatë përplasjeve në konflikt, që kur militantët e Hamasit nisën një sulm të befasishëm në Tel Aviv, Ashkelon, Yavne dhe Kfar Aviv mëngjesin e të shtunës.

Në terren krahas ekipeve të mjekësore, një rol jetik në përcjelljen e informacionit dhe dhënien zë si popullatës civile edhe palëve në konflikt, me qëllim krijimin e një panorame të plotë të konfliktit, janë gazetarët e luftës.

Momentet e mëposhtme përcjellin me zë dhe figurë se çdo të thotë të raportosh në kushte ekstremisht të vështira. Pavarësisht guximit për të ndjekur nga afër luftimet në Gaza, një gazetare e Al Jazeeras ka lejuar njerëzoren ta pushtojë emocionalisht, kur teksa po raportonte drejtpërdrejtë mbi zhvillimet e fundit, avionët luftarakë izraelitë kanë goditur me raketa Kullën e Palestinës në një zonë në qendër të Gazas, shumë pranë nga vendi ku ajo po raportonte.

Youmna El-Qunsol nuk i ka përmbajtur dot lotët gjatë raportimit live, ndërsa frikësohej për jetën.

Me të dëgjuar të bërtiturën e saj, ka ndërhyrë kolegu i saj nga studio i cili nxiton ta qetësojë dhe orjentojë Youmnan që së bashku me ekipin e saj t’i drejtohen vend-strehës më të afërt.

Gazetari në studio: Forcat e Hamasit dyshohet se kanë rikthyer shumë pengje izraelite pas në Gaza, a ke ndonjë informacion rreth këtyre pretendimeve? Çfarë mund të na raportosh në këto momente?

(Ndodh shpërthimi, i ndjekur nga britmat e gazetares)

Gazetari në studio: Në rregull, Youmna të lutem gjej strehë. Nëse je e sigurt, atëhere na shpjego se çfarë po ndodh. Nëse nuk je e sigurt, atëherë se bashku me ekipin tënd drejtohuni drejt vendit të parë më të sigurt.

“Jo, është në rregull… Ky është një sulm me raketa në Kullën e Palestinës, në mes të qytetit të Gazas…”- shprehet gazetarja e Al Jazeeras, Youmnan El-Qunsol, nga terreni e përlotur.

“Youmnan, ndalo një moment dhe merr frymë thellë për t’u qetësuar. Ti dhe ekipi yt, merrni frymë thellë ndërsa ne vijojmë të shohim këto pamje disa orë pas fillimit të sulmeve në Gaza”- tha gazetari në studio, ndërsa vijoi të komentonte pamjet për t’i dhënë hapësirë ekipit në terren të mblidhte veten nga tronditja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA